Dritare, dyer REHAU dhe çdo gjë që lidhet me to
Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.
REHAU i ka vendosur vetës qëllimin për të zhvilluar dritare dhe dyer që janë po aq moderne sa edhe jetët tona. Të cilat jo vetëm që na tregojnë botën, por gjithashtu na sigurojnë ajër të pastër, edhe kur janë të mbyllura. Madje që na mbrojnë edhe nga hajdutët para se të ndodhë diçka.
Zbuloni dritare dhe dyer që janë po aq moderne sa jeta juaj.
Teknologji e lartë. Për komfort më të lartë. Për kohët e sotme dhe të ardhshme. Ky është REHAU. Pavarësisht se çfarë zgjidhni: Dritare, dyer ballkoni, dyer oborri dhe dyer rrëshqitëse, dyer të jashtme, shtëpi inteligjente ose aksesorë inteligjentë.
REHAU ua bën zgjidhjen më të lehtë: Tek REHAU do të merrni ofertën tuaj personale duke ndjekur vetëm 6 hapa. Individuale. E thjeshtë. E shpejtë.
Pikat tuaja kryesore
Dritare REHAU
Ju vendosni çfarë është e rëndësishme për ju. Sepse fokusi është jeta juaj. Sistemet e dritareve REHAU i bëjnë gjërat më komode, më të qeta, më të ndritshme ose më të përshtatshme. Sipas dëshirave tuaja- të gjitha së bashku nëse dëshironi.
Portofoli juaj i produkteve të dritareve
ARTEVO
Një sistem i ri premium revolucionar i profileve të dritareve, i cili vendos standarde të reja në fushën e dizajnit, madhësive, produktivitetit dhe qëndrueshmërisë.
SYNEGO
Ulni ndjeshëm kostot tuaja të ngrohjes me dritaret SYNEGO dhe përjetoni një komfort të ri jetese, nga i cili nuk mund të hiqni dorë asnjëherë.
BRILLANT-/EURO-DESIGN
Sistemet REHAU me një thellësi bazë prej 70 mm ofrojnë dritë, nxehtësi, siguri dhe shumë përparësi të tjera.
SYNEGO SLIDE
Dritaret me rrëshqitje SYNEGO SLIDE mundësojnë një fleksibilitet të lartë dhe kursejnë hapësirë në dizajnimin e ambientit ku jetoni.
Dyer me rrëshqitje nga REHAU
Bëjeni shtëpinë tuaj praktike, moderne dhe me shumë ndriçim. E gjithë bëhet e mundur me dyert me rrëshqitje nga REHAU. Sillni natyrën në shtëpinë tuaj dhe shijoni ndjenjën e lirisë nëpërmjet lidhjes unike mes botës brenda dhe jashtë.
Portofoli juaj i produkteve me dyer rrëshqitëse
Dyer me shinë rrëshqitëse GENEO
Pjesa e jashtme dhe e brendshme bëhen një: Qëndrueshmëria veçanërisht e lartë e profilit mundëson elementë deri në 10 m të gjerë dhe 2,80 m të lartë.
Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO
Në versionin panoramik, SYNEGO shkëlqen falë kornizës së ngushtë me nivel maksimal të dritës dhe pamje edhe më të mirë.
Dyer me rrëshqitje SYNEGO SLIDE
Dyert e sistemit elegant hapen dhe mbyllen me pak përpjekje dhe me lëvizje të thjeshta të duarve.
Dyer me palosje, me dizajn Panorama Swing
Sistemi i palosjes me rrëshqitje mundëson hapje të përkryer. Pajisjet e padukshme sigurojnë linja të qarta dhe dizajn të thjeshtë.
Dyer të jashtme REHAU
Dera e jashtme është më shumë se thjesht zona e hyrjes - ajo është porta për në zonën tuaj të rehatisë. Kjo është pikërisht arsyeja pse dizajni, komforti, mbrojtja dhe izolimi termik luajnë një rol kaq të rëndësishëm. Dhurojini shtëpisë tuaj elementë individual.
Portofoli juaj i produkteve të dyerve të jashtme
Dyer hyrëse ARTEVO
Elegante. Inteligjente. Sigurt.
Dyer të jashtme SYNEGO
Vlerat më të mira për pronarët kërkues të ndërtesave. Dyert e jashtme SYNEGO lënë mbresa me vlera të shkëlqyera për sa i përket izolimit termik, izolimit akustik, jetëgjatësisë, sigurisë dhe dizajnit.
Dyer të jashtme BRILLANT-DESIGN
Për qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi shtesë: Dyert e jashtme Brillant-Design shkëlqejnë falë lidhjeve të salduara në cepa, kornizës së çelikut të mbyllur në shinë dhe përforcimeve me vëllim të konsiderueshëm.
Dizajnë të dritareve REHAU
Gama e ngjyrave KALEIDO COLOR ofron më shumë se 400 opsione dizajni për dritaret tuaja: nga imitimi i pamjes së drurit të vërtetë te sipërfaqet ekskluzive të aluminit, deri te tonalitetet e bardha klasike që nuk dalin kurrë nga moda për një rinovim elegant. Përherë në kombinim me avantazhet e një dritareje plastike.
Zgjidhje dizajni me cilësi të lartë për dritaret dhe dyert tuaja
Programi KALEIDO COLOR përfaqëson një gamë të gjerë përzgjedhjesh të varianteve të ngjyrave dhe dizajnit. Në varësi të pamjes së dëshiruar dhe strukturës së sipërfaqes, përdoren procese të ndryshme, të tilla si llakimi ose shtresa me fletë alumini. Dritaret me cilësi të lartë me pamjen e aluminit të frymëzojnë me veshjen e tyre të aluminit. Rezultati sjell mbi 400 opsione dizajni. Natyrisht, mund të kombinoni pamje të ndryshme si brenda dhe jashtë.
KALEIDO FOIL
Procesi standard i testuar me veshje film PVC me dy shtresa: Shtresa bazë e veshjes siguron ngjyrën sipas dëshirës ndërsa shtresa e sipërme transparente ofron mbrojtje nga ndikimet mjedisore.
KALEIDO WOODEC
Duket si i vërtetë: pamje dhe ndjesi bindëse si e drurit të vërtetë me një shtresë të sipërme mat dhe me reliev të thellë. Dritaret plastike vështirë se mund të dallohen nga dritaret prej druri.
KALEIDO PAINT
Mundësi pa kufij: shtresë llaku elegante sipas dëshirës me një shtresë të sipërme me shkëlqim ose mat në pothuajse të gjitha ngjyrat RAL. Për tu theksuar: Bojëra me teksturë për efekte të veçanta.
KALEIDO COVER
Pamje e përkryer alumini: Veshja e përshtatshme prej alumini mundëson që pamja elegante të kombinohet me avantazhet teknike të dritareve plastike REHAU.
Aksesorë REHAU për dritare dhe dyer
Realizoni ëndrrat për shtëpinë tuaj me një dizajn me shije dhe paketa individuale pajisjesh. Zgjidhjet e përshtatura sipas dëshirave tuaja nga REHAU janë unike, ashtu siç jeni ju dhe stili juaj.
Aksesorët tuaj për dritare dhe dyer
RAUCERO
Me një lartësi instalimi prej 0 mm, RAUCERO garanton komfort unik, një pamje tejet të sofistikuar dhe pastrim të lehtë.
SKYFORCE
SKYFORCE ofron mbrojtje nga rëniet sipas kërkesave më të larta të dizajnit: Të gjitha pjesët ekzistuese mund të kombinohen me ngjyrën e veçantë të dritareve.
INSILL
Parvazet e brendshme të dritareve INSILL janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe përdorimit. Modele të ndryshme ofrojnë zgjidhjen e duhur për çdo shije.
LINEA
Me pamjen e tyre të thjeshtë, dorezat e dritareve dhe dyerve LINEA ofrojnë siguri shtesë dhe theksojnë linjat e pastra të dritareve moderne.
Qëndrueshmëri REHAU
Dritare nga gjeneratat e tanishme për gjeneratat e ardhshme: REHAU beson në qëndrueshmërinë jetëgjatë. Modeli unik i ekonomisë qarkore garanton një numër në rritje të vazhdueshme të plastikës së ricikluar në sistemet e dritareve REHAU. Kjo kursen energjinë, ruan burimet dhe mbron planetin tonë.
Premtimi i gjeneratës sonë - garancia juaj për veprim të qëndrueshëm
Ne i mbajmë premtimet. Ekonomia qarkore dhe përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë zbatohen në mënyrë aktive në REHAU. Kemi prezantuar etiketën EcoPuls për të treguar qartë se sa e rëndësishme është qëndrueshmëria për REHAU. Me anë të kësaj, ju mund të vini re menjëherë se dritarja juaj REHAU është prodhuar veçanërisht në mënyrë të qëndrueshme nëpërmjet riciklimit.
Oferta juaj për dritare - e shpejtë dhe pa pagesë
I thjeshtë. Personale. REHAU. Përfitoni këtu ofertën tuaj për dritare me vetëm 6 hapa. Na kontaktoni tani!