Dritare SYNEGO

Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.

Sistemi i dritareve SYNEGO ofron ngrohtësi komode dhe kontribuon në mënyrë aktive në mbrojtjen e mjedisit, falë izolimit termik deri në 45% më të lartë.


Të ndërtuara në mënyrë të qëndrueshme, pa cenuar komfortin

Instalimi i dritareve SYNEGO ka dy avantazhe: Kursimin e kostove të ngrohjes gjatë fazës së përdorimit dhe ndjesinë e mirë të mbrojtjes së mjedisit me një produkt të prodhuar në mënyrë të qëndrueshme.

Ndjesi e mirë

Dritaret SYNEGO nga REHAU mbajnë etiketën e produktit EcoPuls. Kjo do të thotë që profili i dritares përmban më shumë se 40% material të riciklueshëm. REHAU i qëndron besnike kësaj gjurme pozitive ekologjike. Shijoni komfortin e dritareve tuaja së bashku me ndjesinë e mirë se keni zgjedhur një produkt të prodhuar në mënyrë të qëndrueshme.

Qëndrueshmëri e dyfishtë

Veçoritë e shkëlqyera të izolimit termik gjithashtu garantojnë që me dritaret SYNEGO të kontribuoni përgjithmonë diçka të mirë për mjedisin. Të instaluara në ambientin ku jetoni, ato arrijnë deri në 45% më shumë izolim termik krahasuar me dritaret aktuale standarde*. Me to kurseni energji, siguroni ngrohtësi komode dhe gjithashtu rritni vlerën e pronës tuaj.

Dritaret SYNEGO me mbyllje qendrore (MD) janë konfirmuar se janë të përshtatshme edhe për shtëpitë pasive sipas udhëzimeve të ift.

*Kërkesat minimale të dritareve standarde në përputhje me Rregulloren e Kursimit të Energjisë 2014 (EnEV): Uw = 1,3 W/(m²K), vlera më e mirë SYNEGO me sistemin me mbyllje qendrore: Uw = 0,76 W/(m²K)


Shijoni qetësinë

Zhurmë e madhe trafiku, kositësi i barit të komshiut - çdo ditë jeni të rrethuar nga zhurma të plota. Me SYNEGO thjesht i jepni fund të gjitha zhurmave. Shtëpia juaj kthehet në një oazë qetësie.

Dritaret SYNEGO shuajnë zhurmën.

Ndjehuni mirë, pavarësisht se sa i zhurmshëm është mjedisi që ju rrethon.

Zhurma ju ndikon në mirëqenien tuaj, edhe kur nuk jeni të vetëdijshëm për të. Studimet kanë dëshmuar se ekspozimi sistematik ndaj zhurmave të trafikut rrit ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Mos ia hapni rrugën zhurmës stresuese që vjen nga jashtë. Për shkak të thellësisë së veçantë të profileve SYNEGO, mund të përdoren xhama të veçantë funksionalë, të cilët garantojnë më shumë izolim akustik, për një shtëpi të qetë dhe plot rehati.

Izolim akustik i një cilësie të lartë

Dritaret SYNEGO ju përmirësojnë cilësinë e jetës, sepse të pajisura me sistemin opsional me mbyllje qendrore, ato zvogëlojnë zhurmën deri në 47 decibel. Kjo përkon përafërsisht me zhurmën e një kositësi bari disa metra larg. Kjo do të thotë që dritaret SYNEGO bëjnë të mundur një reduktim të zhurmës deri në 26 herë.


Ndjehuni të sigurt

Pavarësisht nëse jeni në shtëpi apo kur udhëtoni, dritaret SYNEGO ua nxijnë jetën hajdutëve. Shijoni sigurinë tuaj gjatë gjithë kohës.

Siguri me klasë rezistence RC 3

Dritaret me klasë rezistence RC 1 kanë një nivel të ulët mbrojtjeje kundër vjedhjeve dhe për këtë arsye mund të hapen në një kohë relativisht të shkurtër. Dritaret me klasë më të lartë rezistence, gjithsesi duan më shumë kohë për tu hapur dhe mbi të gjitha, për ti hapur duhen mjete të rënda. Dritaret SYNEGO përmbushin lehtësisht kërkesat e rezistencës së klasës RC 2. Madje edhe kërkesat e rezistencës së klasës RC 3 mund të zbatohen lehtësisht me masa shtesë të përshtatshme.


SYNEGO do t'ju mahnitë me komfortin e tij unik

Janë pikërisht gjërat e vogla që e bëjnë jetën të bukur dhe të këndshme. Dritaret SYNEGO kanë shumë gjëra për t'ju ofruar, çka do të thotë komfort i vërtetë dhe cilësi jetese çdo ditë.

Ato shkëlqejnë në lëvizjet më të vogla

SYNEGO jo vetëm që shkëlqen në pamje, por e ruan funksionin plotësisht edhe pas shumë vitesh. Sistemi ynë i veçantë i izolimit ju mbron nga rrymat e korrentit, lagështia dhe njëkohësisht siguron një presion optimal mbylljeje. Hapini dhe mbyllini dritaret tuaja shumë më lehtë.

Sipërfaqe kundër papastërtive

Në sipërfaqe normale, në strukturat më të ashpra, papastërtitë mund të ngjiten më lehtë nëpër ullukë dhe për këtë arsye mezi hiqen.

High Definition Finishing (HDF) i bën dritaret dhe dyert tuaja që të shkëlqejnë çdo ditë si të reja. Formula shumë komplekse siguron një sipërfaqe të përsosur, pastërtia e së cilës zgjat më shumë dhe sipërfaqja pastrohet shumë lehtë.


Bëjini realitet dëshirat tuaja për dizajnin

Me gamën tonë të ngjyrave KALEIDO COLOR mund të realizoni idetë personale: dekore të bardha të ndritshme, druri të ngrohta me sipërfaqe të strukturuara, ngjyra të modës, të zakonshme ose me pamje alumini.

Kënaqësia e ngjyrave, ajo mbetet.

Ngjyrën tuaj të preferuar e gjeni në disa opsione me më shumë se 400 dizajnë. Ngjyrat për faqen e brendshme dhe të jashtme mund t'i zgjidhni të ndryshme, p.sh. jashtë antracit, brenda e bardhë klasike. Çfarëdo që të vendosni: Të jeni të sigurt se dritaret tuaja edhe pas shumë vitesh do të duken si ditën e parë. Sepse bojërat dhe dekoret tona janë rezistence ndaj ngjyrave dhe motit.

KALEIDO FOIL

Procesi standard i testuar me veshje film PVC me dy shtresa: Shtresa bazë e veshjes siguron ngjyrën sipas dëshirës ndërsa shtresa e sipërme transparente ofron mbrojtje nga ndikimet mjedisore.

Më shumë

KALEIDO WOODEC

Duket si i vërtetë: pamje dhe ndjesi bindëse si e drurit të vërtetë me një shtresë të sipërme mat dhe me reliev të thellë. Dritaret plastike vështirë se mund të dallohen nga dritaret prej druri.

Më shumë

KALEIDO PAINT

Mundësi pa kufij: shtresë llaku elegante sipas dëshirës me një shtresë të sipërme me shkëlqim ose mat në pothuajse të gjitha ngjyrat RAL. Për tu theksuar: Bojëra me teksturë për efekte të veçanta.

Më shumë

KALEIDO COVER

Pamje e përkryer alumini: Veshja e përshtatshme prej alumini mundëson që pamja elegante të kombinohet me avantazhet teknike të dritareve plastike REHAU.

Më shumë

Pamje tërësore. Profilet kryesore të lyera sigurojnë përherë një pamje me cilësi të lartë të dritareve tuaja, madje edhe kur janë të hapura.

Të mëdha, të vogla, këndore ose të rrumbullakëta – liri e plotë dizajni. Një dritare nuk është e thënë që të jetë gjithmonë katërkëndëshe. SYNEGO ju fal mundësi të shumta të dizajnit arkitekturor. Qoftë të drejta, të rrumbullakosura apo rrethore – gjithçka është e mundur. Elementet stilistike, dekorimet apo ndarjet kreative të dritareve u japin bukuri tjetër dritareve. Prandaj SYNEGO është zgjedhja e përkryer si për rinovimin e ndërtesave të vjetra, ashtu edhe për ndërtimin e tyre!

Dizajn elegant

Dritaret SYNEGO ju mahnitin me profilet e tyre me dizajn elegant. Falë zgjidhjes me dy krahë, pjesa e mesit është veçanërisht delikate dhe lejon të futet shumë dritë në ambientin tuaj të banimit.

Qëndrueshmëri maksimale aktive

Si një sipërmarrje aktive në nivel global, REHAU mban përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Në këtë mënyrë, ne optimizojmë vazhdimisht përdorimin e burimeve tona dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Profilet e dritareve REHAU me etiketën e produktit EcoPuls tashmë përmbajnë 40% deri në 75% material të riciklueshëm dhe përfaqësojnë një gjurmë pozitive ekologjike.

Premtimi i gjeneratës sonë - garancia juaj për veprim të qëndrueshëm

Ne i mbajmë premtimet. Ekonomia qarkore dhe përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë zbatohen në mënyrë aktive në REHAU. Kemi prezantuar etiketën EcoPuls për të treguar qartë se sa e rëndësishme është qëndrueshmëria për REHAU. Me anë të kësaj, ju mund të vini re menjëherë se dritarja juaj REHAU është prodhuar veçanërisht në mënyrë të qëndrueshme nëpërmjet riciklimit.

Më shumë informacione rreth EcoPuls


Familja e sistemit SYNEGO

Një Portofol i koordinuar në mënyrë të përkryer që përmbush të gjitha dëshirat tuaja.


Aksesorë inteligjent

Dritaret SYNEGO ju mahnitin me izolimin e tyre të lartë termik dhe vlerat fantastike të izolimit të zhurmës. Mund t'i shtoni vlerë dritareve tuaja SYNEGO me aksesorët e mirëmenduar të sistemit.

Akses pa pengesa

Me pragun RAUCERO 0 mm, kalimi nga ambientet e brendshme në të jashtmet mund të bëhet lehtësisht pa barriera. Sistemi i integruar i kullimit si dhe lehtësia gjatë pastrimit janë po aq bindëse sa edhe pamja tërheqëse dhe mbresëlënëse.

RAUCERO

Mbrojtje e certifikuar nga rënia

Dyert e ballkonit SKYFORCE me xham francez kombinojnë sigurinë e certifikuar me standardet vizuale. Mbështet linjat e pastra të fasadave moderne dhe mund të montohet pa vida që duken.

SKYFORCE

Kartëvizita për dritare të bukura

Kartëvizita për dritare të bukura: Parvazet e brendshme të dritareve REHAU INSILL ofrojnë dizajn me veti bindësi. Dizajnoni ambientet tuaja të brendshme sipas shijes suaj pa qenë nevoja të sakrifikoni rehatinë.

INSILL

Doreza elegante të dritares

Pamja e thjeshtë e dorezave të dritares LINEA harmonizohet në mënyrë të përsosur me linjat e pastra të dritareve moderne. Mekanizmi i patentuar i kyçjes garanton edhe më shumë siguri për dritaret. Kjo e bën më të vështirë lëvizjen e mekanizmave të dritares nga jashtë pa autorizim.

LINEA

Oferta juaj për dritare - e shpejtë dhe pa pagesë

I thjeshtë. Personale. REHAU. Përfitoni këtu ofertën tuaj për dritare me vetëm 6 hapa. Na kontaktoni tani!

Passen Sie den Datenschutzhinweis entsprechend der eingesetzten Techniken an.

Prüfen Sie außerdem, ob ohne Zustimmung tatsächlich keine externen Ressourcen aufgerufen werden und beachten Sie, dass eigene Ergänzungen nicht automatisch blockiert werden. Informationen zu Cookies und wie Sie diese deaktivieren, finden Sie unter https://dev.weblication.de/dev/blog/base-cookies.php

Falls der Hinweis nicht benötigt wird, können Sie ihn über die Projektkonfiguration deaktivieren oder anders einblenden.

Datenschutzhinweis

Diese Webseite nutzt externe Komponenten, wie z.B. XXX, XXX, und XXX welche dazu genutzt werden können, Daten über Ihr Verhalten zu sammeln. Datenschutzinformationen

Notwendige Cookies werden immer geladen