Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO

Pjesa e jashtme dhe e brendshme bëhen një.

Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO: REHAU sjell natyrën në dhomën tuaj të ndenjes. Për një shtëpi me ndriçim të bollshëm me efekt panoramik.


Zgjeroni ambientin ku jetoni.

Kalimet e thjeshta nga ambientet e brendshme në ato të jashtme krijojnë komfort unik të jetesës. Falini shtëpisë suaj ndjesinë e tarracës dhe kopshtit me dyert me shinë me rrëshqitje SYNEGO.

Thjesht gamë e pafund

Ju keni një gamë të gjerë opsionesh dizajni për shtëpinë tuaj me një gjerësi elementi maksimale prej 10 m dhe një lartësi deri në 2,70 m. Me dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO, mund të keni një gjerësi kalimi deri në 5 m dhe në këtë mënyrë pjesa e brendshme dhe e jashtme bëhen një e vetme.

Mundësi arkitekturore tërheqëse

Bëjeni shtëpinë tuaj praktike, moderne dhe me shumë ndriçim. E gjithë kjo bëhet e mundur me dyert me shine rrëshqitëse SYNEGO. Sillni natyrën në shtëpinë tuaj dhe shijoni ndjenjën e lirisë nëpërmjet lidhjes unike me botën jashtë.


Perspektivat më të mira për lehtësinë e përdorimit

Lehtësi e sigurt në lëvizje, opsione të ndryshme hapjeje dhe pastrim i lehtë - shijoni komfortin e dyerve me shinë me rrëshqitje SYNEGO.

Hapini dhe mbyllini me lehtësi

Në kombinim me veçori të ndryshme të pajisjeve, ju mund të vendosni për modelin tuaj të preferuar personal. Zgjidhjet e veçanta harduerike hapin dhe mbyllin lojën e fëmijëve, ndërsa motorët elektrikë opsionalë ofrojnë komfort shtesë. Në kombinim me një mekanizëm të veçantë amortizimi, dera me ngritje dhe rrëshqitje rrëshqet lehtë në pozicionin e mbyllur dhe mbyllet me përpikëri për siguri maksimale. Për më tepër, zgjidhjet e veçanta të pragut sigurojnë aksesin pothuajse pa pengesa.

Qetësia absolute

Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO jo vetëm që shkëlqejnë në pamje, por gjithashtu ju ofrojnë funksionalitet të plotë edhe pas shumë vitesh. Foletë e veçanta të shinave garantojnë montim të përpiktë dhe rrjedhimisht një funksionim të sigurt të komponentëve të profileve. Sistemi i veçantë i izolimit ju mbron nga rrymat e korrentit dhe lagështia dhe njëkohësisht siguron një presion optimal mbylljeje. Hapini dhe mbyllini dyert tuaja me rrëshqitje shumë më lehtë.

Më shumë dritë falë versionit panoramik

Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO ofrojnë qëndrueshmëri të shkëlqyer me peshë të ulët dhe janë të lehta për t'u lëvizur dhe për t'u shtyrë. Versioni panoramik shkëlqen falë kornizës deri në 65% më të ngushtë me nivel maksimal të dritës dhe një pamje akoma më të bukur

Kalimet pa pengesa

Falë zgjidhjeve veçanta të pragut, me dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO bëhet i mundur kalimi pothuajse pa asnjë pengesë. Kjo jo vetëm që rrit komfortin e jetesës, por siguron edhe një pamje të thjeshtë dhe moderne.

Panelet me hapje

Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO ofrojnë komfort maksimal sipas kërkesave tuaja. Në këtë mënyrë mund të shfrytëzoni sa më shumë hapësirën tuaj.

Për mirëmbajtje brilante dhe komode

High Definition Finishing (HDF) i bën dritaret dhe dyert tuaja që të shkëlqejnë çdo ditë si të reja. Formula shumë komplekse siguron një sipërfaqe të përsosur, pastërtia e së cilës zgjat më shumë dhe sipërfaqja pastrohet shumë lehtë.


Më shumë ngrohtësi dhe efiçencë energjie

Dyert me shinë me rrëshqitje SYNEGO janë një kursim i vërtetë falë vetive të shkëlqyera të izolimit termik. Shijoni ngrohtësinë e rehatshme dhe harxhoni më pak energji.

Karakteristikat e shkëlqyera të izolimit termik

Dritaret dhe dyert e vjetra janë një nga pikat më të dobët energjetike të shtëpisë. Ato janë të izoluara keq dhe teknikisht u ka ikur shumë koha. Rezultati: Harxhohet energji për ngrohje e cila kushton shtrenjtë.

Vlera e izolimit termik Uf arrin deri në 1,3 W/(m²K). Kjo redukton humbjen e energjisë nga jashtë dhe nxehtësia mbetet në dhoma. Sipërfaqet e mëdha të xhamit ofrojnë përfitime nga energjia diellore.


Më shumë qetësi dhe gjumë më i shëndetshëm

Qoftë ajo zhurma e bezdisshme e trafikut apo kositësi i barit të komshiut: Me dyert me shinë me rrëshqitje SYNEGO ju thjesht e lini jashtë zhurmën dhe e ktheni shtëpinë tuaj në një oazë të vërtetë qetësie.

Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO shuajnë zhurmën.

Studimet kanë dëshmuar se ekspozimi sistematik ndaj zhurmave të trafikut rrit ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm për zhurmën. Lini jashtë zhurmës stresuese që vjen nga jashtë.

Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO garantojnë një shtëpi të qetë dhe komode.

Dyert e mësipërme reduktojnë zhurmën deri në 43 dB. Kjo korrespondon me deri në 20 herë më pak zhurmë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës. Ndjehuni mirë, pavarësisht se sa i zhurmshëm është mjedisi që ju rrethon.


Shijoni sigurinë.

Dyert me shinë me rrëshqitje SYNEGO ua nxijnë jetën hajdutëve. Në këtë mënyrë mund të ndiheni të sigurt.

Siguri me klasë rezistence RC 2

Dyert dhe dritaret me klasë rezistence RC 1 kanë një nivel të ulët mbrojtjeje kundër vjedhjeve dhe për këtë arsye mund të hapen në një kohë relativisht të shkurtër. Dritaret me klasë më të lartë rezistence, gjithsesi duan më shumë kohë për tu hapur dhe mbi të gjitha, për ti hapur duhen mjete të rënda. Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO arrijnë lehtësisht rezistencën e klasës RC 2.


Shumëllojshmëri dizajnësh për shtëpi sipas dëshirave tuaja

Bëni realitet dëshirat tuaja për dizajnin me gamën tonë KALEIDO COLOR.

Kënaqësia e ngjyrave, ajo mbetet.

Ngjyrën tuaj të preferuar e gjeni në disa opsione me më shumë se 400 dizajnë. Ngjyrat për faqen e brendshme dhe të jashtme mund t'i zgjidhni të ndryshme, p.sh. jashtë antracit, brenda e bardhë klasike.

Sido që të zgjidhni: Të jeni të sigurt se dritaret tuaja edhe pas shumë vitesh do të duken si ditën e parë. Sepse bojërat dhe dekoret tona janë rezistente ndaj ngjyrave dhe motit.

KALEIDO FOIL

Procesi standard i testuar me veshje film PVC me dy shtresa: Shtresa bazë e veshjes siguron ngjyrën sipas dëshirës ndërsa shtresa e sipërme transparente ofron mbrojtje nga ndikimet mjedisore.

KALEIDO WOODEC

Duket si i vërtetë: pamje dhe ndjesi bindëse si e drurit të vërtetë me një shtresë të sipërme mat dhe me reliev të thellë. Dritaret plastike vështirë se mund të dallohen nga dritaret prej druri.

KALEIDO PAINT

Mundësi pa kufij: shtresë llaku elegante sipas dëshirës me një shtresë të sipërme me shkëlqim ose mat në pothuajse të gjitha ngjyrat RAL. Për tu theksuar: Bojëra me teksturë për efekte të veçanta.

KALEIDO COVER

Pamje e përkryer alumini: Veshja e përshtatshme prej alumini mundëson që pamja elegante të kombinohet me avantazhet teknike të dritareve plastike REHAU.

Pamja tërësore

Pjesët kryesore të lyera sigurojnë përherë një pamje me cilësi të lartë. Profilet janë të ngjyrosura tërësisht, në mënyrë që të arrihet një pamje e përgjithshme shumë harmonike, veçanërisht kur elementet e dritares dhe derës janë të hapura.

Qëndrueshmëri maksimale aktive

Si një sipërmarrje aktive në nivel global, REHAU mban përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Në këtë mënyrë, ne optimizojmë vazhdimisht përdorimin e burimeve tona dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Profilet e dritareve REHAU me etiketën e produktit EcoPuls tashmë përmbajnë 40% deri në 75% material të riciklueshëm dhe përfaqësojnë një gjurmë pozitive ekologjike.

Premtimi i gjeneratës sonë - garancia juaj për veprim të qëndrueshëm

Ne i mbajmë premtimet. Ekonomia qarkore dhe përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë zbatohen në mënyrë aktive në REHAU. Kemi prezantuar etiketën EcoPuls për të treguar qartë se sa e rëndësishme është qëndrueshmëria për REHAU. Me anë të kësaj, ju mund të vini re menjëherë se dritarja juaj REHAU është prodhuar veçanërisht në mënyrë të qëndrueshme nëpërmjet riciklimit.


Familja e sistemit SYNEGO

Një Portofol i koordinuar në mënyrë të përkryer që përmbush të gjitha dëshirat tuaja.

Oferta juaj për dritare - e shpejtë dhe pa pagesë

I thjeshtë. Personale. REHAU. Përfitoni këtu ofertën tuaj për dritare me vetëm 6 hapa. Na kontaktoni tani!

Passen Sie den Datenschutzhinweis entsprechend der eingesetzten Techniken an.

Prüfen Sie außerdem, ob ohne Zustimmung tatsächlich keine externen Ressourcen aufgerufen werden und beachten Sie, dass eigene Ergänzungen nicht automatisch blockiert werden. Informationen zu Cookies und wie Sie diese deaktivieren, finden Sie unter https://dev.weblication.de/dev/blog/base-cookies.php

Falls der Hinweis nicht benötigt wird, können Sie ihn über die Projektkonfiguration deaktivieren oder anders einblenden.

Datenschutzhinweis

Diese Webseite nutzt externe Komponenten, wie z.B. XXX, XXX, und XXX welche dazu genutzt werden können, Daten über Ihr Verhalten zu sammeln. Datenschutzinformationen

Notwendige Cookies werden immer geladen