Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.

Diferenca edhe më e lehtë

Frymëzoni klientët tuaj dhe rrisni shitjet tuaja.

Teknologjia moderne është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Pse të mos e bëni edhe për dritaret?

Me REHAU, do të mahnitni klientët tuaj, pavarësisht nëse kërkoni dizajne të pazakonta, materiale novatore ose zgjidhje inteligjente.

Dritaret tona, dyert e jashtme, të ballkonit dhe ato me ngritje dhe rrëshqitje ju japin një larmi opsionesh planifikimi dhe përshtaten në mënyrë të përsosur me nevojat e klientëve tuaj.

Ne kemi zhvilluar një sërë instrumentesh dhe shërbimesh të dobishme, në mënyrë që ju të keni më shumë liri për idetë krijuese dhe të mund të investoni më shumë kohë në këshillim. Këto mjete ju mbështesin gjatë planifikimit dhe zvogëlojnë përpjekjet tuaja administrative.

Mësoni më shumë në lidhje me përfitimet.

Plotësoni formularin dhe ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Mësoni më shumë rreth produkteve tona më interesante:


Një dimension i ri për dritaret me RAU-FIPRO X

RAU-FIPRO X, zhvillimi i mëtejshëm i materialit tonë të vërtetuar me përbërje fibrash krijon mundësi të reja për profilet e dritareve, unike me faktorin X:

  • X-tra të mëdha për elemente deri në 2.80 m
  • X-tra i qëndrueshëm falë përforcimit të plotë deri në qoshe
  • X-tra i fortë për peshat e kornizave deri në 150 kg
  • X-tra efikase me vlera Uw deri në 0.60 W/m²K

Për ju kjo nënkupton: më pak çelik dhe më pak peshë gjatë transportit dhe instalimit. Për klientët tuaj: perspektiva të reja sa i përket madhësisë, dizajnit, efikasitetit të energjisë dhe izolimit të tingujve.

Zgjidhje inteligjente për siguri dhe komfort

Panel dritaresh që shërben si intimitet automatik dhe mbrojtje nga dielli që zëvendëson blindat gjatë ditës dhe perdet në mbrëmje? Departamenti ynë i zhvillimit po punon intensivisht gjithashtu për këto zgjidhje.

Prekni potencialin e ri të shitjeve të shtëpive inteligjente në tregun në rritje me shpejtësi, pa punë shtesë.

Përparësitë tuaja:

  • Rinovoni dritaret klasike dhe gjeneroni shitje shtesë.
  • Zhvilloni veten si pionier në një treg në rritje.
  • Dallohuni nga produktet moderne dhe të pëlqyera.

Ofroni të gjithë shumëllojshmërinë e dizajnit dhe paraqitjes

Me programin KALEIDO COLOR ju i ofroni klientëve një gamë të gjerë variantesh të ngjyrave dhe dizajnit. Në varësi të pamjes së dëshiruar dhe strukturës së sipërfaqes, përdoren procese të ndryshme, të tilla si llakimi ose shtresa me fletë alumini. Falë veshjes së aluminit, dritaret do ju frymëzojnë me pamjen e një cilësie të lartë. Rezultati: më shumë se 400 opsione dizajni.

Tendenca që mahnitin klientët tuaj

Duke ndjekur trendin aktual të dizajneve "skandinave", të disponueshëm në tre tonalitete lisi, KALEIDO WOODEC u jep dritareve një pamje dhe ndjesi shumë të veçantë, që vështirë se dallohet nga dritaret prej druri të vërtetë.

KALEIDO WOODEC: Dritaret prej druri janë aq të ngjashme sa nuk dallohen

Detaje bindëse

Ne ofrojmë një sërë komponentësh të dobishëm me të cilët mund të rinovoni dritaret tuaja REHAU. Bindni me zgjidhje të personalizuara për çdo individ.

Teknologjia jonë me shkëlqim dhe me shtresa me definicion të lartë (HDF) është rezistente ndaj papastërtive, pastrohet lehtë dhe siguron rezistencën më të mirë ndaj kushteve klimatike.

Pragu RAUCERO pa pengesa, me lartësi të pragut 0 mm, ndërthur funksionalitetin me dizajnin. Pastrohet lehtësisht dhe është i padukshëm kur mbyllet dera.

Fitoni klientë falë qëndrueshmërisë

Të qenit miqësor ndaj mjedisit ka luajtur prej kohësh një rol të madh në blerje. Produktet tona karakterizohen nga gjurmët e tyre ekologjike pozitive:

  • Ne kursejmë deri në 97,000 ton CO2 çdo vit duke përdorur lëndë të para sekondare, të cilat ndër të tjera i rikuperojmë përmes EcoPuls.
  • Ne optimizojmë vazhdimisht prodhimin, në mënyrë që të kursejmë edhe më shumë energji.
  • E fundit, por jo nga rëndësia, produktet tona ulin konsumin e energjisë edhe falë vetive të shkëlqyera të izolimit termik.

Ne riciklojmë dritaret tuaja

Po hiqni dritaret e vjetra plastike dhe po instaloni të reja? Riciklimin e bëjmë ne. Te ne, materiali grumbullohet, pastrohet, copëtohet, seleksionohet, pjesërisht rafinohet dhe në fund përdoret sërish për prodhimin e profileve të reja të dritareve.

Dritaret e vjetra kthehen sërish në sisteme dritaresh të reja, inovative dhe të qëndrueshme – në cilësi të njëjtë si dritaret nga materiale te reja. Në këtë mënyrë, dritaret tona EcoPuls kursejnë energji gjatë gjithë kohëzgjatjes së produktit dhe jo vetëm kur ato instalohen.

Ne jemi partneri juaj për blerjet dhe marketingun

Ne jemi pranë jush për të gjitha projektet me dritare, me këshilla dhe veprime. Ju mund të mbështeteni te ne si partner me përvojë. Një partner i cili njeh kërkesat tuaja dhe di si të arrijë të fitojë me sukses porosi, dhe mbi të gjitha si të përfitoni sa më shumë nga buxheti juaj.

Përparësia tuaja: Ju përqendrohuni në biznesin thelbësor.

Këshilla më të mira falë konfiguruesit të dritares

Konfiguruesi i dritares REHAU mund të integrohet lehtësisht në faqen tuaj të internetit. Ndër të tjera, u ofron klientëve tuaj një përmbledhje të shpejtë të gamës së produkteve dhe vetive, si dhe një konfigurim të thjeshtë të dritareve dhe dyerve të kërkuara. Mund të përdoret gjithashtu në këshillimin personal për të përzgjedhur dritaret dhe dyert.

Gjithçka për pamjen tuaj të përkryer

Kur bëhet fjalë për marketing, ne jemi të lumtur të bëjmë punën për ju. Ne ju ofrojmë të gjitha materialet reklamuese që ju nevojiten për të tërhequr klientë të rinj: nga pajisjet profesionale të biznesit te broshurat e produkteve që mund të personalizohen dhe postera, në faqen e internetit.

Përzgjidhni dhe porosisni më shpejt

Portali ynë digjital i klientit kursen kohë të çmuar kur bëni porositë tuaja. Këtu keni akses të drejtpërdrejtë në gjurmimin e porosive, informacionet teknike, tekstet e tenderit, informacionin e klientit dhe shumë më tepër. Dhe nëse keni nevojë për këshilla personale, mund të lidheni me personin tuaj të kontaktit vetëm me një klikim.

Sistemet tona

REHAU ju ofron teknologji të lartë për komfort maksimal, duke ju përgjigjur kërkesave të sotme dhe të nesërme - pavarësisht nëse flitet për dritare, ballkon, tarracë dhe dyer të jashtme apo dyert me hapje nga lart dhe me rrëshqitje.

Ne jemi këtu për ju!

Ka ardhur koha për dritare që janë po aq moderne sa jetët tona. Mezi presim të flasim me ju!

Passen Sie den Datenschutzhinweis entsprechend der eingesetzten Techniken an.

Prüfen Sie außerdem, ob ohne Zustimmung tatsächlich keine externen Ressourcen aufgerufen werden und beachten Sie, dass eigene Ergänzungen nicht automatisch blockiert werden. Informationen zu Cookies und wie Sie diese deaktivieren, finden Sie unter https://dev.weblication.de/dev/blog/base-cookies.php

Falls der Hinweis nicht benötigt wird, können Sie ihn über die Projektkonfiguration deaktivieren oder anders einblenden.

Datenschutzhinweis

Diese Webseite nutzt externe Komponenten, wie z.B. XXX, XXX, und XXX welche dazu genutzt werden können, Daten über Ihr Verhalten zu sammeln. Datenschutzinformationen

Notwendige Cookies werden immer geladen