REHAU Smart Privacy - dritarja juaj e privatësisë
Privatësia vetëm me një klikim
REHAU Smart Privacy: Mbroni strehën tuaj më intime nga sytë kureshtarë. Për ndjesinë e lirisë dhe sigurisë në shtëpinë tuaj.
Dimensioni i ri i dritareve.
Për jetën e sotme.
REHAU Smart Privacy - dritarja juaj e privatësisë
Privatësi dhe intimitet për ju dhe familjen tuaj
Shtëpia jonë është streha jonë më intime. Këtu duam të kalojmë kohë me të dashurit tanë, të mos shqetësohemi dhe të ndihemi të lirë.
Galeria nuk përmban ende fotografi
Mbrojtje dhe liri në vend të shqetësimit
Shtëpia bëhet një vend i rehatshëm vetëm kur ndihemi të patrazuar dhe mund të rrimë të qetë. Fytyrat e panjohura, qoftë këmbësorët apo fqinjët që fusin hundët, mund të prishin këtë ndjenjë sigurie dhe lirie dhe shkaktojnë siklet.
REHAU është zgjidhja për ju!
Urbanizimi dhe zhvillimi i dendur
Çmimet e tokës dhe pasurive të paluajtshme vazhdojnë të rriten ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë. Si rezultat, zhvilluesit e pasurive të paluajtshme po planifikojnë gjithnjë e më shumë njësi në zona më të vogla. Ambienti ku jetoni bëhet gjithnjë e më i dendur. Si rezultat, privatësia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, veçanërisht në rajonet me popullsi të dendur.
Galeria nuk përmban ende fotografi
Mbrojtja moderne e privatësisë – e integruar në mënyrë të përsosur
Me shtypjen e butonit të xhamit të ndryshueshëm, mund ta shndërroni ambientin ku jetoni në oazën tuaj privat të mirëqenies me xham akulli, pa qenë nevoja të ndizni dritën.
Komoditet modern i jetesës
Me sistemin "REHAU Smart Privacy", mund t'i ndërroni xhamat e dritareve nga transparentë në të errët. Me pamjen transparente mund të shihni si zakonisht nëpërmjet panelit nga jashtë dhe brenda. Kur paneli është në pamjen e errët, ai ka pamje të mjegullt dhe si rrjedhojë është i errët. Brenda pak milisekondave mund të vendosni zgjedhjen e dëshiruar dhe në të njëjtën kohë të lini ndezur dritën e dhomës për ditën për një atmosferë të këndshme dhe komode.
Zgjidhja optike dhe e sofistikuar e dritareve
Dritaret me sistemin "REHAU Smart Privacy" me pamje transparente dhe të errët tërheqin vëmendjen me pamjen e tyre të thjeshtë, sepse mund të hapni pa frikë perdet dhe grilat me rul. Dritaret tuaja ofrojnë mbrojtjen e dëshiruar të privatësisë, pa pasur nevojë për pajisje shtesë në dhomë. Në këtë mënyrë, nuk është e nevojshme të hiqen stilet minimaliste të arredimit për një pamje të thjeshtë dhe estetikë të dhomës pa kompromis.
Disa opsione xhamash pa humbur pamjen
Arkitektura moderne lulëzon në sipërfaqe të mëdha xhami dhe në dhoma me shumë ndriçim. Falë "REHAU Smart Privacy", nuk ka arsye përse të mos e përdorni nëse dëshironi më shumë privatësi. Shijoni ambientin e jashtëm sa herë që dëshironi. Dhe përdorni funksionin e privatësisë inteligjente kur dëshironi të tërhiqeni.
Dritaret e përshtatura plotësisht për nevojat tuaja.
Evitoni vëzhgimet, sa herë që ju pëlqen. Dhe kuptoni perspektivën e plotë sapo t'ju nevojitet.
Galeria nuk përmban ende fotografi
"REHAU Smart Privacy" e gjeni në dy versione të ndryshme. Zgjidhja e re e privatësisë mund të dizajnohet sipas kërkesave tuaja.
REHAU Smart Privacy One
REHAU Smart Privacy Select
Të mbrojtur nga sytë kureshtarë
Pamje e qartë menjëherë
Galeria nuk përmban ende fotografi
Shijoni ndriçim.
Me sistemin "REHAU Smart Privacy", përfitoni jo vetëm funksionalitetin inteligjent dhe estetikën moderne, por edhe komfortin maksimal.
Funksionim i lehtë me buton
Për përdorimin e varianteve të ndryshme të sistemit, nevojitet një çelës i thjeshtë ose një çelës i dyfishtë. Në varësi të kërkesave, mund të sigurohen konfigurime të ndryshme të butonit dhe dritares me sistemin "Smart Privacy" të cilat do të kontrollohen: Me anën e një butoni mund të komandoni vetëm një dritare ose disa të tilla në të njëjtën kohë.
Në dispozicion së shpejti: Integrimi në sistemet inteligjente ekzistuese të shtëpive.
Dritaret me sistemin "Smart Privacy" mund të integrohen lehtësisht në sistemet inteligjente ekzistuese "Smart Home" nëpërmjet ndërfaqeve standarde. Mund të kontrolloni lehtësisht cilësimin tuaj të privatësisë nëpërmjet aplikacionit për një funksionim edhe më të përshtatshëm. Automatizimi i cilësimeve për sistemin "Smart Privacy", për shembull, mbrojtja automatike e privatësisë kur errësohet, mund të zbatohet gjithashtu duke përdorur sisteme të palëve të treta si KNX.
Më shumë kohë për relaksim
Krahasuar me perdet klasike, zgjidhja inovative e privatësisë është tërësisht higjienike dhe ndryshe nga perdet apo grilat nuk kërkon pastrim shtesë. Ju pastroni dritaret tuaja si zakonisht dhe më pas mund të uleni dhe të relaksoheni.
Gjithashtu ofron izolim të zhurmave
Xhami me sistemin "Smart Privacy" i kthen dritaret tuaja në dritare me izolim të zhurmave të klasës 4 – pa ndonjë xham të veçantë izolues për zhurmat. Redukton zhurmën deri në 42 dB. Kjo nënkupton që izolimi i zhurmave është 10 dB më i lartë se me një dritare standarde.* Reduktimi prej 10 dB në zhurmën e ambientit përgjysmon ekspozimin ndaj zhurmës së perceptuar nga njerëzit, duke bërë një ndryshim thelbësor në perceptim.
Shkëlqim i reduktuar
Shkëlqimi dhe reflektimet e dritës janë shumë të bezdisshme në postet e punës së zyrës në shtëpi ose në punë. Dritaret me sistemin "Smart Privacy" shpërndajnë rrezet që hyjnë nga dielli dhe reduktojnë efektin e shkëlqimit me të njëjtin nivel drite.
* Dritare me xham standard (Rw = 32 dB)
Për një ndjesi të vazhdueshme sigurie
Me zgjidhjen inteligjente të privatësisë mund të ndiheni të sigurt. Mund të mbështeteni te "REHAU Smart Privacy" edhe pas shumë vitesh.
Galeria nuk përmban ende fotografi
Rezistencë për më shumë mbrojtje
Me sistemin "Smart Privacy", ju e mbroni më tepër veten nga shikimet e padëshiruara. Struktura e veçantë e xhamit bën që panelet të jenë tejet rezistent, edhe ndaj tentativave për vjedhje. Dritaret me sistemin "Smart Privacy" arrijnë klasën e rezistencës RC 2.
Dritaret me klasë rezistence RC 1 kanë një nivel të ulët mbrojtjeje kundër vjedhjeve dhe për këtë arsye mund të hapen në një kohë relativisht të shkurtër. Dritaret me klasë më të lartë rezistence, gjithsesi duan më shumë kohë për tu hapur dhe mbi të gjitha, për ti hapur duhen mjete të rënda.
Prodhuar për rezistencë ndaj erës dhe stuhive
Zgjidhjet aktuale të privatësisë shpesh kanë pika të dobëta të dukshme dhe janë të ndjeshme ndaj kushteve të ndryshme të motit. Me "REHAU Smart Privacy", ju bëni një zgjidhje të qëndrueshme që ofron mbrojtjen e dëshiruar të privatësisë pavarësisht motit. Stuhi dhe breshër? Nuk ka problem.
Jetëgjatësi pa asnjë mirëmbajtje
Sistemet klasike të grilave duhet të pastrohen rregullisht për të shmangur depozitimet. Për jetëgjatësi maksimale, rekomandohet edhe pastrimi me spraj lubrifikues për të ruajtur vetitë e rrëshqitjes. Këto procese mirëmbajtjeje dhe pastrimi nuk janë të nevojshme me sistemin "REHAU Smart Privacy". Xhami inteligjent i reziston lehtësisht miliona cikleve të ndërrimit pa pasur nevojë për mirëmbajtje.
Xham rezistent ndaj rënieve
Për shkak të rezistencës së veçantë të xhamit me sistemin "Smart Privacy", dritaret inteligjente në formën e xhamit të fiksuar shërbejnë si mbrojtje ndaj rënies dhe zëvendësojnë kështu ballkonin francez. Në rastin e dyerve me kapakë, mbrojtja nga rëniet SKYFORCE e REHAU ofron aksesorin ideal. Jetoni me stil, të sigurt dhe të lumtur pa hequr dorë nga pamja më e bukur e jashtme.
Galeria nuk përmban ende fotografi
Teknologjia inteligjente që qëndron pas paneleve të ndryshueshme
Dritaret "REHAU Smart Privacy" bazohen në një veshje film me kristal të lëngshëm të laminuar në xhamin e laminuar, i cili mund të ndryshojë gjendjen e tij kur aplikohet tension.
Funksionaliteti dhe struktura e paneleve
Më shumë informacion
Komponentët e sistemit
Kontakti për sistemin "Smart Privacy"/Jeni të interesuar për sistemin "Smart Privacy"?
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me sistemin "Smart Privacy", ju lutemi kontaktoni me personin e kontaktit të Shërbimit "REHAU Smart Privacy"